
Banorëve të Thumanës dhe Laçit, që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, u ka skaduar afati i strehimit në hotelet e Shëngjinit, pasi kanë nisur përgatitjet për sezonin e plazhit.
Por, disa prej këtyre banorëve shprehen se ende nuk kanë përfituar bonus qiraje.
Të tjerë kërkojnë nga qeveria dhe bashkia që t’u japë një zgjidhje, ndërsa theksojnë se policia nuk mund t’i nxjerrë forcërisht nga aty.
Ndërkaq, nga Bashkia Kurbin bëhet sërish me dije se banorët që kanë përfituar bonusin e qirasë do të jenë ata që do të dalin nga hotelet.
Nga ana tjetër, nuk jepet asnjë shpjegim për banorët që nuk janë përfitues të bonusit të qirasë. (A2 Televizion)