Zbulohen detajet e marrëveshjes Sergio Ramos-PSG

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 18:55 | Futboll
Zbulohen detajet e marrëveshjes Sergio Ramos-PSG

Mediat sportive spanjolle njoftojnë se Sergio Ramos ka arritur marrëveshjen me PSG për dy sezone.

Edhe pse nuk ka ardhur ende zyrtarizimi, “AS” sqaron se vëllai i ish-kapitenit të Realit ka udhëtuar në Paris për të mbyllur tratativat.

Sergio Ramos mendohet se do të firmosë ditët e ardhshme për dy sezone me klubin francez.

Sa i përket rrogës, 35-vjeçari do të fitojë rreth 10 milionë euro në sezon, po aq sa te Reali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos