“Tragjedi e madhe për vendin”, Rusia pranon humbjet “domethënëse” në trupa

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 21:01 | Bota
“Tragjedi e madhe për vendin”, Rusia pranon humbjet

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pranoi se Rusia ka pasur humbje “domethënëse” në trupa, duke i quajtur këto humbje “tragjedi të madhe” për vendin.

Në një intervistë për “Sky News”, Peskov deklaroi: “Kemi humbje domethënëse në trupa dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”.

Më tej, ai shpjegoi se tërheqja e rusëve nga Kievi dhe Chernihivi është një “veprim që tregon vullnetin e mirë përgjatë negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë”.

“Ne u tërhoqëm për të larguar tensionin në ato rajone, në mënyrë që të tregonim se Rusia është gati për të krijuar kushte të favorshme për vijimësinë e negociatave”, theksoi Peskov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos