
"Traktati i paqes me Rusinë duhet të përfshijë dy dokumente të ndryshme, një për garancinë e sigurisë për Ukrainën, tjetri për marrëdhëniet e saj me Federatën Ruse".
Kështu u shpreh presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky gjatë një interviste për disa media ukrainase, duke theksuar se Rusia në vend të kësaj do të dëshironte një dokument të vetëm.
Zelensky tha se disa vende si Britania e Madhe, SHBA, Italia dhe Turqia "po tregojnë vullnetin e tyre për të vepruar si garantues, por askush nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare". (A2 Televizion)