Zgjedhja e kreut të ILD, KED "vulos" renditjen, brenda 3 ditësh në Kuvend

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 19:59 | Aktualitet
Zgjedhja e kreut të ILD, KED "vulos" renditjen, brenda 3

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dha dorën e fundit listës së pesë kandidatëve për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, institucioni që heton disiplinarisht gjyqtarët dhe prokurorët.

Në mbledhjen e së hënës KED miratoi listën përfundimtare të renditjes së tyre dhe raportet përkatëse. Sipas vlerësimit të KED kandidatët kryesohen nga Artur Metani dhe pas tij në rend zbritës Sokol Stojani, Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.

Brenda tre ditëve në vijim, kjo listë do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës, për zgjedhjen e drejtuesit të ILD. Për shkak se parlamenti i ka mbyllur punimet për këtë vit, votimi për ILD pritet të ndodhë në seancën e parë të vitit 2020.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos