Zgjedhjet, deri në orën 10:00, pjesëmarrja në rang kombëtar 8,03%

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 10:34 | Politikë
Zgjedhjet, deri në orën 10:00, pjesëmarrja në rang

Deri në orën 10:00, pjesëmarrja në këto zgjedhje në rang kombëtar raportohet të jetë 8,03%, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pjesëmarrjen më të lartë e ka qarku i Tiranës, me 8,93%, më pas vjen Durrësi me 8,83%, i ndjekur nga Elbasani me 8,58%.

Pjesëmarrjen më të ulët raportohet ta ketë Vlora, me vetëm 5,92% të votuesve, ndjekur nga Lezha me 7,24%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos