All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj kërkon lekët e PD-së për fushatë elektorale

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 15:37 | Politikë
Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj kërkon lekët e PD-së për
All - Paragraf - 1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Kuvendit që të miratojë fondin për financimin e partive në fushatën e zgjedhjeve te 14 majit.

Kjo kërkesë e KQZ-së u mor në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, ku interesi i demokratëve prevalonte mbi atë të socialistëve.

All - Paragraf - 3

Arsyeja ishte e thjeshtë, si do të përllogaritet shpërndarja në kushtet kur PD bojkotoi zgjedhjet e 2019?   

Pasi miratohet fondi nga ju, vjen në KQZ dhe KQZ në bazë të rezultatit të zgjedhjeve përfundimtare të të njëjtit lloj bën shpërndarjen.

Ylli Merkaj, Sekretar i Përgjithshëm, KQZ

Në zgjedhjet pararendëse vendore demokratët zgjodhën Bulevardin duke mos u bërë pjesë e procesit, gjë të cilën socialistët nuk nguruan ta vinin në dukje.    

All - Paragraf - 6

Janë publike kush ka hyrë në zgjedhje kush nuk ka hyrë. Si do fshihemi ne, pas gishtit?

Toni Gogu

Por për Enkelejd Alibeajt qasja procedurale e sekretarit të përgjithshëm të KQZ-së nuk është e saktë.     

Merrni për bazë zgjedhjet e 2019 siç edhe juve e thatë në fjalimin tuaj, apo do të merrni për bazë nenin 180 të kodit zgjedhor i cili e ka korrigjuar atë deformim të zgjedhjeve të 2019 dhe e ka spostuar, jo më për 2019 kur ne bojkotuam, por 2015-2017.

Enkelejd Alibeaj
All - Paragraf - 9

Pyetja e Alibeajt mbeti pa përgjigje, pasi përfaqësuesi i KQZ-së u shpreh se kjo vendimmarrje i përket Ilirjan Celibashit.   

Ne bëjmë projektvendimin gati, ia shpërndajmë partive politike. Në fund, palët pjesëmarrëse që nuk janë dakord, e ankimojnë në KAS dhe pastaj në Kolegjin Zgjedhor.  

Ylli Merkaj

Shpërndarja e fondeve për partitë do të bëhet pas datës 6 mars, kur skadon edhe afati për regjistrimin e subjekteve zgjedhore në garën e 14 majit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos