
Ditën e miratimit të kandidatëve për kryetar bashkie, Ilirjan Celibashit i trokitën në derë ambasadorët.
Për gati 45 minuta, ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ajo e BE-së, Christine Hohman diskutuan për zgjedhjet vendore të 14 majit, për të cilat KQZ bën me dije se për ambasadorët paraqitën një rëndësi të veçantë.
“Ambasadoret theksuan se zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht për të zgjedhur qeverisjen vendore por një test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare dhe se të gjithë sytë e partnerëve ndërkombëtarë janë fokusuar mbi këto zgjedhje”, tha Celibashi pas takimit.
Ky takimi erdhi një ditë pas qëndrimeve të forta të diplomates amerikane sa i përket personave non grata, çështje e cila indirekt duket të ketë qenë pjesë e bisedës.
“Bashkëbiseduam mbi përgatitjet e zgjedhjeve, shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë, dukurinë e shitblerjes së votës, transparencën e financimeve në zgjedhje dhe pastërtinë e figurës së kandidatëve që do të garojnë për t'u zgjedhur”.
Pas takimit, Celibashi vijoi me agjendën e institucionit, duke miratuar kandidatët për kryetar bashkie. (A2 Televizion)