Shqetësimet për 14 majin, Kalemaj: Kemi forma të reja më të sofistikuara të manipulimit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 20:31 | Politikë
Shqetësimet për 14 majin, Kalemaj: Kemi forma të reja më

I ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, politologu Ilir Kalemaj foli për shqetësimet që mund të lindin për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai u shpreh se problematikat kanë ndryshuar. Sipas tij, tashmë vota blihet para se të shkojë në kutinë e votimit.

“Në çdo proces zgjedhor që ne kemi mbajtur është vënë re i njëjti paragraf klishe: është pak më mirë nga hera e kaluar, por ende kemi punë për të kapur zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Problematika është e ndryshme. Dikur vidheshin zgjedhjet dhe kjo ndodh edhe sot në vende me demokraci hibride. Dikur kishte forma të votimit familjar, por kemi shfaqje të fenomeneve të reja. Për shembull, fenomeni përfshirjes së administratës publike. Ishin 10 mijë të punësuar rishtazi në prag të zgjedhjeve parlamentare të fundit, në 2021. Kishim përdorim të fondeve për tërmetin. Kemi edhe patronazhistët. Kemi forma të reja më të sofistikuara të manipulimit të zgjedhjeve përpara se të shkohet te kutia e votimit”, tha Kalemaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos