Zgjedhjet, LSI ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën dhe Vlorën

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 15:23 | Politikë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Ankesave për të rrëzuar pretendimet e saj për shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve për Qarkun Gjirokastër dhe Vlorë.

Kërkesa për pavlefshmëri në Gjirokastër ishte bërë nga LSI, PD dhe kandidati i pavarur, Kreshnik Merxhani. Ankimin në Kolegj e ka paralajmëruar edhe Partia Demokratike.

Në ditën e shpalljes së vendimit, më 19 maj, përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj, paralajmëroi ankimim edhe në një shkallë tjetër, në Gjykatën Kushtetuese. “Është vendimmarrje e programuar. Është marrë një vendimmarrje duke mos vendosur një standard lidhur me paligjshmërinë për këtë qark. Nuk e kuptojmë vendimin të marrë nën urdhra politikë. Shpresoj që kjo trupë të sjellë ligjshmëri për vendimmarrjen e vet”, tha ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/19/zgjedhjet-kas-rrezon-pretendimet-per-pavlefshmeri-ne-gjirokaster/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos