
Zgjedhjet në degët e Partisë Demokratike nuk kanë arritur të sheshojnë debatet mes demokratëve. Për deputetin Flamur Hoxha ky proces e përçan akoma dhe më shumë PD-në dhe si ish-sekretar organizativ i partisë sjell shembull degën e Fierit, ku sipas tij vetëm pakica e demokratëve mori pjesë.
I ftuar në A2 CNN, Luan Baçi i cilëson këto deklarata si jo të drejta nga kolegët e tij, teksa si deputet i Qarkut të Fierit dhe ish-drejtues i kësaj dege për 8 vite, mohon që kjo degë të ketë pasur 5866 votues siç pretendon Hoxha.
Në këtë situatë, Lulzim Basha ka nisur takimet e tij me bazën, që shihet në forma të ndryshme nga Hoxha dhe Baçi.
Për Hoxhën, ndërprerja e këtyre proceseve do të ishte hapi i parë që PD-ja t’i kthehet normalitetit, por Luan Baçi nënvizon se kjo është arritur me marrjen në drejtim të PD-së nga Komisioni i Rithemelimit. (A2 Televizion)