Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, garë e fortë mes partive kryesore dhe atyre shqiptare

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 16:29 | Ballkani
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, garë e fortë mes partive

Gjithçka gati është për zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut, që mbahen këtë të diel. Ministria e Brendshme e këtij shteti konfirmoi se është përgatitur maksimalisht për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit.

Të gjitha materialet e nevojshme janë shpërndarë në kohë, teksa për herë të parë Maqedonia e Veriut do të përdorë identifikimin biometrik të votuesve.

1,8 milionë qytetarë janë thirrur në votime për të zgjedhur 80 kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave.

Koalicionet parazgjedhore ndëretnike janë një risi, teksa gara më e fortë paraqitet mes LSDM-së në pushtet dhe partisë opozitare VMRO-DPMNE. Nga partitë shqiptare, BDI synon që të ruajë drejtimin e 10 komunave, po ashtu edhe Lëvizja Besa, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, në koalicion me partinë Alternativa kërkon që të fitojë drejtimin e më shumë komunave nga hera e kaluar që mori vetëm 3. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos