Zgjedhjet në Rrogozhinë, mbyllen të gjitha qendrat e votimit

Nga A2 CNN
23 Korrik 2023, 19:09 | Politikë
Zgjedhjet në Rrogozhinë, mbyllen të gjitha qendrat e votimit

Qytetarët e Rrogozhinës iu drejtuan sot sërish qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e bashkisë së tyre, pasi zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme në këtë bashki.

Dy kandidatët, Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u gjenden edhe një herë përballë vullnetit të qytetarëve.

Në orën 19:00 u mbyllën të gjitha qendrat e votimit, për të vijuar me procesin e numërimit.

Në orët e para të mëngjesit, pjesëmarrja ka qenë mjaft e ulët, por në fund të ditës votuan 35% të qytetarëve, më shumë sesa në 14 maj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/23/rrogozhina-voton-sot-serish-per-kryebashkiakun/

A2 CNN Livestream

Latest Videos