Zgjedhjet në SHBA, Biden rivali zyrtar i Donald Trump për president

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 11:48 | Bota
Zgjedhjet në SHBA, Biden rivali zyrtar i Donald Trump për president

Joe Biden është zyrtarisht rivali i Donald Trump në zgjedhjet e muajit nëntor, pasi fitoi edhe kandidaturën e Partisë Demokratike për të garuar në presidencialet e radhës.

Vetë Biden tha përmes Twitterit se i ka siguruar tashmë 1991 delegatët e nevojshëm për të qenë kandidat i demokratëve dhe se do të luftojë për të fituar betejën për shpirtin e kombit.

Joe Biden ishte kandidati potencial që pas tërheqjes së Bernie Sanders në muajin prill. Koronavirusi dhe efektet e saj mbi ekonominë sikurse dhe protestat më të fundit civile në mbarë Amerikën, duket se do të dominojnë fushatën e Biden deri në zgjedhjet e nëntorit.

https://a2news.com/2020/03/16/presidencialet-ne-shba-biden-dhe-sanders-debat-mes-pandemise-se-koronavirusit/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Biden, i cili ka shërbyer si zv.president gjatë drejtimit të Shtëpisë së Bardhë nga Barack Obama, e nisi fushatën e tij me humbje në Iowa dhe New Hampshire por fitoi bindshëm terren më pas, pas fitores në Karolinën e Jugut. Më pas ai triumfoi dhe dominoi debatin e quajtur si “super e enjtja”, duke siguruar 10 nga 14 shtete.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos