
Pas zgjedhjeve të 23prillit, veriu i Kosovës do të jetë nën pushtim të plotë. Kështu u shpreh Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili theksoi se serbët e Kosovës janë në një situatë të vështirë pasi nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e zhvilluara në 4 komunat veriore, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
“Populli ynë me qetësi, përgjegjësi dhe përbuzje do t’i shohin ata që vijnë nga Mitrovica e Jugut për të votuar që të zgjidhet udhëheqje e renë Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Çfarë do të ndodhë më pas, do të jetë një pushtim i plotë për të cilin qytetarët tashmë janë gati, janë mësuar. Ata do të jenë të qetë, do të jenë të përgjegjshëm, ne do të paguajmë rrogat si më parë, do të luftojmë edhe më shumë për ta, do të ngremë standardet dhe do të presim për kohë më të mirë në të cilën, Karta e OKB-së do të jetë e vlefshme si dhe e drejta publike ndërkombëtare.”, u shpreh Vuçiç.
Presidenti serb po ashtu komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, që tha se blloku evropian është i zhgënjyer që Lista Serbe dhe serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.
Lideri serb tha se serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në disa cikle zgjedhore, por tani ata nuk duhet të marrin pjesë para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. (A2 Televizion)