All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zgjedhjet presidenciale, përfundon votimi në Turqi, fillon procesi i numërimit

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 17:35 | Bota
Zgjedhjet presidenciale, përfundon votimi në Turqi, fillon procesi i
All - Paragraf - 1

Përfundon votimi në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Turqisë. Rreth 60,7 milionë qytetarë kanë votuar në Turqi, kurse jashtë vendit u regjistruan 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë votuan për herë të parë.

Sipas mediave të huaja, gjithsej 191.885 kuti votimi u ngritën për votuesit në vend. Çdo votues hodhi dy vota, një për presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për mandate pesëvjeçare.

All - Paragraf - 3

Votuesit do të zgjedhin midis Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, që kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu dhe Sinan Oğan.

Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara më herët të enjten. Megjithatë, pavarësisht tërheqjes së tij, Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK), autoriteti zgjedhor i Turqisë, ka konfirmuar vlefshmërinë e votave për kandidatin.

Në zgjedhje do të garojnë mbi 30 parti politike dhe 150 kandidatë të pavarur deputetë. Pesë blloqe shumëpartiake janë në garë: Aleanca Popullore, Aleanca e Kombit, Aleanca e Paraardhësve, Aleanca e Punës dhe Lirisë dhe Aleanca e Bashkimit të Forcave Socialiste. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos