
Zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut po japin verdiktet e tyre në qytetet kryesore, që ka konfirmuar në përgjithësi një fitore të kandidatëve të mbështetur nga VMRO-ja para atyre të LSDM-së.
Në Tetove, kryetarja Teuta Arifi ka humbur sfidën me Bilal Kasamin i Lëvizjes Besa, i cili ka marrë rreth 5500 vota më shumë. Vetë Arifi i ka uruar sukses Bilalit në drejtimin e komunës.
Në Strugë, kryetari në detyrë Ramiz Merko konfirmohet , me kandidatin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, Idri Istrefi, që pranoi humbjen.
Në Kumanovë, kandidati formalisht i pavarur, por që ka marrë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Maksim Dimitrievski, ka fituar ndaj Oliver Ilivski.
Ndërkohë, në kryeqytetin Shkup, kandidatja e pavarur Danella Arsovska, udhëheq bindshëm me më shumë se 60%, duke mundur bindshëm kryetarin e tanishëm Petre Shilegov. (A2 Televizion)