
Është zgjedhur sot zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, pas mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve të zhvilluar sot.
Në përfundim të mbledhjes, u zgjodh me unanimitet me 7 vota zoti Sokol Sadushi. Këtë pozicion deri para pak ditësh e mbante Ardian Dvorani.
Pas 13 vjet përvoje profesionale si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, z. Sadushi ka gëzuar, sipas ligjit, përvojën profesionale edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Për afro 6 vjet ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, funksion i cili barazohet me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe “njihet si periudhë vjetërsie në punë, si gjyqtar, për efekt të kërkesave të karrierës profesionale”.
Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, z. Sadushi i sapozgjedhur në detyrën e zëvendëskryetarit do të ushtrojë kompetencat e kryetarit. (A2 Televizion)