
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjidhur “ngërçin” disamujor që kishte “mbërthyer” dosjen “Shullazi” në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
Çështja u bllokua kur Apeli i Krimeve të Rënda u shndërrua në Gjykatë të Posaçme, pasi dy nga gjyqtarët e trupës ishin të deleguar nga Apele të zakonshëm. KLGJ ka vendosur që dy gjyqtarët e deleguar më herët Etleva Temo dhe Ardian Kalaja, do të vijojnë të jenë pjesë e trupit gjykues.
Vendimi i KLGJ vjen në një moment kur dosja “Shullazi” është pranë skadimit të afateve të paraburgimit, ç’ka mund të çojë në lirimin nga qelia të të pandehurve. Përmes të njëjtit vendim KLGJ ka lejuar të gjithë gjyqtarët e deleguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit të vijojnë të jenë pjesë e trupave gjykuese. (A2 Televizion)