Zhbllokoi pesticidin e dëmshëm, kryeprokurorja kërkon hetimin e Niko Peleshit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 09:24 | Politikë
Zhbllokoi pesticidin e dëmshëm, kryeprokurorja kërkon hetimin e

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës, ku e vë në dijeni të disa materialeve, që, sipas saj, ngrenë dyshime se ish-zv/kryeministri dhe njëkohësisht ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka shpërdoruar detyrën.

Më konkretisht, Peleshi dyshohet se gjatë kohës që kryente funksionin e ministrit të Bujqësisë, ka firmosur zhbllokimin e insekticidit Silikon MIX, një preparat ky që përdoret tek frutat dhe perimet, por që ka pasoja të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

Përveçse e vë në dijeni Prokurorinë e Tiranës, kryeprokurorja Arta Marku kërkon edhe informacion, pa cenuar sekretin hetimor, mbi ecurinë e këtij hetimi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos