
Një delegacion i Departamentit Amerikan të Shtetit, i kryesuar nga Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore, David Kostelancik ka nisur një vizitë në vendin tonë.
Burime nga Ambasada Amerikane thanë se vizita në Tiranë është në kuadrin e vizitave rutinë në rajon. Zyrtari i DASH vjen në Shqipëri në kulmin e krizës politike, por nga po të njëjtat burime bëhet me dije se Kostelancik nuk vjen me misionin e zgjidhjes së kësaj krize.
Zyrtari amerikan do të takohet me drejtues të institucioneve vendase dhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha. (A2 Televizion)