Zhvillohet sot protesta e opozitës, Policia merr masa, bllokohen disa rrugë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 07:45 | Politikë
Zhvillohet sot protesta e opozitës, Policia merr masa, bllokohen disa

Partia Demokratike ka thirrur sot shqiptarët në protestë kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Prej ditësh, lideri i opozitës, Sali Berisha, si dhe deputetë e anëtarë të PD-së, kanë bërë thirrje për të dalë në shesh kundër kësaj qeverisjeje. Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë dhe PD-ja ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00.

Ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

Por përveç masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e rendit dhe ecurinë e protestës, edhe Kryeministria ka marrë masat, duke blinduar dyert e godinës, sikurse në tubimet e mëparshme të opozitës.

https://a2news.com/2022/07/06/sali-berisha-neser-proteste-epike-shqiptaret-do-mbushin-bulevardin/

Një ditë më parë lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se protesta do të jetë epike për nga pjesëmarrja dhe qëllimet e saj, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar më herët se do të marrë pjesë më 7 korrik në inaugurimin e By Pass-it të Vlorës.

Pritet që protestës t’i bashkohen demokratë dhe qytetarë edhe nga qarqet e tjera të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos