All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zjarr në banesën e çiftit të moshuar, vdes burri. Fqinji: Gruan arrita ta nxjerr, më pas nuk durova dot më

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 14:55 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Një burrë rreth 79 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tij në lagjen “Salo Halili” në Shkodër. Policia tha se 79-vjeçari gjeti vdekjen në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, ka pësuar djegie, por ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse mundën të shuanin flakët, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

All - Paragraf - 3

Një prej fqinjëve të çiftit tregoi për mediat sesi kishte arritur të futej në banesë mes flakëve dhe të nxirrte fillimisht gruan. “Atë gruan unë hyra dhe e shpëtova. Plasi gazi dhe dola jashtë, nuk munda më”, tregoi ai. “Për mua kjo është vrasje me dashje, ata janë të vetëm, të pamundur fizikisht”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos