Zjarr në dy biznese në Tiranë dhe Lezhë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 08:14 | Kronikë
Zjarr në dy biznese në Tiranë dhe Lezhë

Dy zjarre kanë rënë në dy biznese private në të gdhirë të mëngjesit të sotëm, por pa shkaktuar të lënduar, vetëm dëme materiale.

Sipas Policisë, një zjarr ka rënë rreth orës 04:50, në ambientet e një fabrike në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një tjetër zjarr ka rënë pak më herët rreth orës 03:50 në një lokal në Shëngjin. Policia njofton se zjarri ka rënë në lokalin në pronësi të shtetasit E.B.,35 vjeç, banues në fshatin Manati.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një masë elektrike te pajisjet frigoriferike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos