
Një fëmijë i mitur humbi jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një qendër të mbipopulluar për emigrantët në ishullin Lesbos të Greqisë, mëngjesin e së hënën.
Flakët e zjarrit shkatërruan të paktën 2 kontejnerë që përdoreshin për strehim nga refugjatët në kampin e Morias dhe disa tenda.
Zëdhënësi i zjarrfikësve të ishullit bëri me dije se si pasojë e zjarrit humbi jetën një fëmijë i mitur 6-7 vjeç. Shkaqet e flakëve në kamp janë ende të paqarta, por policia ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.
Kampi i Morias u ndërtua nga autoritetet greke për të strehuar rreth 3000 emigrantë, por aty aktualisht jetojnë 19 mijë persona në kushte shumë të këqija. (A2 Televizion)