Zjarr në katin e pestë të një pallati në Shkodër, ndërron jetë një person

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 20:32 | Kronikë

Një person ka humbur jetën pasi një apartament në katin e pestë të një pallati në Shkodër është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës.

Policia ka bërë të ditur se zjarri ka rënë rreth orës 19:20, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në apartamentin e shtetasit I. A. 70 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, si dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 70-vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos