Flakët kanë përfshirë rreth 1 hektar me pisha e shkurre në Vithkuq, në zonën e njohur si maja e "Jankës".
Zjarri nisi para 3 ditësh, ndërsa edhe pse u arrit të shuhej, është riaktivizuar sërish, duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone si pishë e shkurre.
Vijojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive, pasi nuk ka rrugë për mjetet zjarrfikëse. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit. (A2 Televizion)