
Një apartament në katin e shtatë të një pallati është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës në lagjen numër 1 në Durrës.
Mësohet se në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe të zjarrfikëses për të evakuuar banorët. Por tymi asfiksoi 10 persona nga të cilët 4 pjesëtarë të policisë e zjarrfikëses, të cilët u dërguan në spital dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar në banesat e tyre pa probleme për jetën.
Nga hetimet paraprake mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije në një dyshek elektrik. (A2 Televizion)