Qëlluan me armë ndaj një banese, arrestohet një 33-vjeçar në Shkodër

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 10:16 | Kronikë
Qëlluan me armë ndaj një banese, arrestohet një

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shkodër pasi akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”, për ngjarjen e ndodhur në datë 8 janar, kur u qëllua në drejtim të një banese me armë zjarri.

Në pranga është vënë shtetasi A. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”. Sipas policisë A. K., dhe vëllai i tij, shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. 

Policia po punon për arrestimin e autorit të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos