Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën nga asfiksia 50-vjeçari

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 10:17 | Kronikë
Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën nga

Policia e Tiranës njofton se ditën e sotme, në orën 09:22, në rrugën "Njazi Meka", ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos