
Një vatër zjarri është regjistruar, në orët e pasdites së të enjtes, në një garazh pranë “Rrugës së Elbasanit”. Si pasojë e zjarrit është djegur një automjet në pronësi të shtetasit E.L.
Forcat e zjarrfikësve kanë vënë zjarrin në kontroll duke mos lejuar që flakët e tij të shkaktonin dëme të tjera. Paraprakisht, dyshohet se zjarri në garazh ka rënë aksidentalisht.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)