
Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e së shtunës në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër.
Bëhet e ditur se zjarri ka rënë rreth orës 07:05, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë.
Për fat të mirë, flakët janë neutralizuar në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet aksidental.
Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.
Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.
Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti. (A2 Televizion)
Reagim i Spitalit Rajonal Shkodër