Mëngjesin e kësaj të enjteje, në Vlorë është shfaqur një tjetër vatër zjarri pranë depozitave të hidrokarbureve në Nartë. Menjëherë është ndërhyrë me mjete dhe efektivë zjarrfikës për ta vënë nën kontroll. Ndërkohë, era ka ndërprerë operacione të fikjes së zjarreve në Karaburun. Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit të përkeqësohet dhe konkretisht në pjesën mbi Gjirin e Gramës, që lidhet me Llogaranë. (A2 Televizion)
Zjarri në Nartë, u rrezikuan depozitat e karburanteve dhe gazit
