Zyrtare: Juventus-Inter do të luhet pa tifozë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 22:25 | Futboll
Zyrtare: Juventus-Inter do të luhet pa tifozë

Supersfida e javës së 26 e Serisë A, Juventus-Inter, do të luhet pa praninë e tifozëve, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Lajmin e ka konfirmuar Liga Italiane e Futbollit, pasi ditën e sotme dolën zëra se ka mundësi që ndeshja të luhej në praninë e tifozëve.

Pa tifozë do të luhen edhe ndeshjet Udinese-Fiorentina, Milan-Genoa, Parma-Spal dhe Sassuolo-Brescia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos