All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
All - General - 1

1 milionë specie rrezikojnë zhdukjen për shkak të njerëzve

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 13:27 | Bota
All - Paragraf - 1

1 milionë nga 8 milionë specie që banojnë në planetin tonë janë të rrezikuara të zhduken për shkak të njerëzve. Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët përmes një raporti të publikuar këtë të hënën i cili tregon ndoshta më mirë se kurdo më parë gjendjen në të cilën është globi.

Rritja gjithmonë e më e madhe e popullatës po konsumon planetin, thotë raporti, i publikuar nga komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Platformën shkencore-politike mbi Shërbimet e Biodiversitetit dhe Ekosistemit.

1/3 e gjitarëve të detit rrezikojnë zhdukjen.
All - Paragraf - 3

Norma e zhdukjes së specieve është dhjetëra apo qindra herë më e lartë se sa ka qenë mesatarisht në 10 milionë vitet e kaluar, thotë raporti i përpiluar nga 145 ekspertë nga 50 shtete. Zvogëlimi i vendbanimeve të specieve, shfrytëzimi i burimeve natyrore nga njeriu, ndryshimet klimatike dhe ndotja janë faktorët kryesorë që kanë sjellë këto pasoja dhe që kërcënojnë zhdukjen e 40% të amfibëve, 33% të barrierarave koralore dhe 1/3 e gjitarëve detarë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6

Latest Videos