10 vjet pa viza, Meta: Koha të mbrojmë këtë arritje të madhe

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 12:13 | Politikë
10 vjet pa viza, Meta: Koha të mbrojmë këtë arritje të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për 10-vjetorin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë me vendet e Bashkimit Europian.

Meta shkruan se është koha të mbrohet kjo arritje e madhe, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve që të mos e braktisin vendin.

“Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian. Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos