Rritja e kultivimit të kanabisit, Meta: Koncension për grupet kriminale në këmbim të kontrollit elektoral

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 20:04 | Politikë
Rritja e kultivimit të kanabisit, Meta: Koncension për grupet

Të dhënat e publikuara nga Policia shqiptare dhe nga ajo italiane, e cila edhe këtë vit kreu monitorim nga ajri të sipërfaqeve të mbjella me cannabis sativa, flasin për një rritje, për të dytin vit radhazi të kultvimit të bimëve narkotike në Shqipëri raportoin Zëri i Amerikës.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta, i cili shprehet se shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer në traditë si një koncension për grupet kriminale në këmbim të kontrollit elektoral.

“Asnjë surprizë! Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë. Është një “koncension” për grupet kriminale, që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi, u kërkohet nga ortakët në pushtet “kontrolli elektoral” i Qarqeve”.

Kreu i shtetit paralajmëron se askush nuk duhet të guxojë që me paratë e drogës të deformojë vullnetin e shqiptarëve më 25 prill 2021.

“Askush të mos mendojë, lëre më të guxojë, që me paratë e kanabisit, të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Grupet kriminale dhe ortakët e tyre në pushtet janë të identifikuar!”

Meta thotë se i ka bërë apel institucioneve ligjzbatuese që të përqëndrohen në luftën ndaj këtij fenomeni, papsi ëhstë një kusht për integrimine vendit.

“Që prej publikimit të raportit të fundit vjetor të Qendrës Europiane të Drogave, i kam bërë thirrje Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të përqëndrohen seriozisht në luftën kundër këtij fenomeni kanceroz, që aq shumë e ka dëmtuar shoqërinë tonë dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Lufta kundër drogës është kusht për integrimin europian”.

“Në dy vitet e fundit, kultivimi i cannabis sativa-s ka patur një tendencë në rritje. Pas shpërthimit që fenomeni njohu në vitin 2016, ai shënoi një rënie të ndjeshme duke kapur kuotat më të ulta në vitin 2018, kur Guardia di Finanza italiane identifikoi vetëm 27 parcela në një sipërfaqe prej më pak se 1 hektar, në të cilat u asgjësuan 675 bimë. Ndërsa në total, policia shqiptare njoftoi të kishte shkatërruar pak më shumë se 35 mijë rrënjë”-raporton Zëri i Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos