13 tetori i ''harruar'', Meta relaks në plazh: E diela nis bukur me sport

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 09:38 | Politikë
13 tetori i ''harruar'', Meta relaks në plazh: E diela

Kjo e diel e 13 tetorit nuk e ka gjetur presidentin Ilir Meta në qendrën e tij të votimit për zgjedhjet lokale që dekretoi vetë. Përkundrazi, ai ka zgjedhur të jetë buzë detit duke u relaksuar e duke u marrë me sport.

Në Facebook, Meta ka shpërndarë një video teksa xhonglon topin. “E diela është më e bukur kur nis sportive”. - shkruan Kreu i Shtetit.

Më 8 qershor Ilir Meta anuloi dekretin e 30 qershorit dhe dekretoi 13 tetorin si datën e ardhshme të zgjedhjeve lokale, duke argumentuar se ishte një akt për të mos thelluar krizën politike. Vetëm 5 parti aleate të PD dorëzuan kërkesë për regjistrim në KQZ, ndërsa vetë Partia Demokratike, refuzoi ta bënte një gjë të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos