
Vijon të mbetet i lartë numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. 13 viktima u shënuan në 24 orët e fundit, ndërsa rastet e reja u rritën ndjeshëm. Nga mbi 10 mijë testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, krahasuar me 1067 që ishin një ditë më parë.
Sipas të dhënave, sot janë shëruar 433 qytetarë ndërsa në total numri i rasteve aktive është 21.922.
Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 21 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës. (A2 Televizion)