Shqiptari Arijon Ibrahimoviç transferohet nga Bayern në Serinë A

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 12:03 | Futboll
Shqiptari Arijon Ibrahimoviç transferohet nga Bayern në Serinë

Një tjetër talent shqiptar te Frosinone. Arijon Ibrahimoviç është përforcimi i radhës te klubi italian.

Futbollisti 17-vjeçar ishte pjesë e akademisë së Bayern Munchen, por kërkonte më shumë hapësira. Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, shqiptari dhe skuadra italiane kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe në ditët në vijim pritet vetëm zyrtarizimi.

Sulmuesi konsiderohet një lojtar premtues për të ardhmen, ndërsa vlera e kartonit të tij arrin 1 milion euro. Te Frosinone, Ibrahimoviç do të gjejë dhe tre shqiptarë të tjerë si Marvin Çuni, Serxhi Kalaj dhe Justin Ferizaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos