Tronditet futbolli, ish-sulmuesi i Seria A tenton vetëvrasjen

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 21:10 | Futboll

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin këtë të martë.

Ish-sulmuesi i Cagliarit, Waldemar Victorino ka tentuar vetëvrasjen sipas mediave italiane.

Edhe pse u dërgua në spital me shenja jete mundësitë e 71-vjeçarit për të mbijetuar janë thuajse zero, pasi mjekët janë shprehur se truri i tij ka vdekur.

Uruguaiani raportohet se po kalonte një periudhë vështirësie ekonomike në ditët e fundit të jetës ndaj ka ndërmarrë aktin e rëndë.

71-vjeçari i cili luajti me Progreso, River Plate dhe Deportivo Cali, veshi në sezonin 1982-1983 edhe fanellën e Cagliarit në Seria A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos