19 viktima, në 24 orët e fundit, nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 15:05 | Kosova

Kosova ka shënuar, në 24 orët e fundit, 19 viktima, për një total prej 1106 fatalitetesh.

Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik, ka raportuar se nga 1314 testime të kryera, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 468 persona. Vatra kryesore në vend, vijon të jetë Prishtina me 277 infeksione ditore.

Lajmi i mirë është se, në 24 orët e fundit, janë shëruar 683 pacientë.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 42805 prej të cilave aktivë janë 13195 pacientë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos