Kosova regjistron më shumë të shëruar, se të infektuar gjatë 24 orëve

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 15:05 | Kosova
Kosova regjistron më shumë të shëruar, se të infektuar

Kosova ka regjistruar 14 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 560 raste të reja pozitive në 1.620 testime.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së numri i personave të shëruar është më i lartë se i të infektuarve. Gjatë 24 orëve janë shëruar 678 persona, duke e çuar në 27.821 numrin të shëruarve që nga fillimi i pandemisë, kurse numri i rasteve aktive është 13.469.

Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos