Rekord infektimesh në Kosovë, hyjnë në fuqi kufizimet e reja kundër pandemisë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 16:10 | Kosova
Rekord infektimesh në Kosovë, hyjnë në fuqi kufizimet e reja

Kosova u zgjua me më pak liri këtë të premte, kur hynë në fuqi kufizimet e reja për frenimin e pandemisë. Një numër rekord prej mbi 2 mijë rastesh të reja dhe 8 viktima u shënuan në 24 orët e fundit, duke detyuar autoritet të ashpërsojnë masat.

Qeveria vendosi të reduktojnë të gjitha aktivitetet publike deri në masën e mbylljes totale siҫ janë, klubet e nates apo festat familjare.

Përdorimi i maskave behet i detyrueshëm në të gjitha ambientet e mbyllura publike. Teatrot, bibliotekat, kinematë, muzetë, dhe qendrat e kulturës lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit. Masa kufizuese do të ketë edhe për udhëtimet.

Të gjithë qytetarët qe hyjnë në Kosove, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëme ose të përhershme dhe që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, duhet të kenë test negativ të kryer në 72 orët e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos