Koronavirusi në Kosovë, 4 viktima dhe 2250 raste të reja në 24 orë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 15:15 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 4 viktima dhe 2250 raste të reja në

Katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Në total 2307 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 që prej nisjes së pandemisë në Kosovë.

Nga 11 814 testime të kryera në 24 orët e fundit, 2250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa rastet totale të konfirmuara në vend janë 125 348.

Sot janë raportuar si të shëruar 154 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 700. Numri i rasteve aktive është 16 341.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22 245 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666 476 doza, ndërsa 227 581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos