
Partia Demokratike dhe demokratët përjetojnë sot një tjetër zhvillim në historinë e krijimit të saj. Pas disa muajsh përplasje, brenda radhëve të saj, anëtarësia dhe të zgjedhurit e Partisë Demokratike përballen sot mes Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha dhe referendumit për shkarkimin e tij. Delegatët e Kuvendit të mbledhur, më 11 dhjetor, votuan shkarkimin e Lulzim Bashës, si kryetar partie dhe që prej mëngjesit të sotëm anëtarët janë ftuar të ratifikojnë vendimin.
Pas një vale krizash, sot baza demokrate ka mundësinë që të shprehë verdiktin e saj, pro Bashës apo kundër Berishës dhe anasjelltas.
Kësisoj, 18 dhjetori shënon një ngjarje jo vetëm për Partine Demokratike, por dhe për politikën shqiptare në tërësi. A2 CNN do të jetë në transmetim maratonë përgjatë gjithë ditës dhe do të ndjekë hap pas hapi me lidhjet direkte si votimin për referendumin në të gjithë Tiranën dhe në degët e PD-së në rrethe, po ashtu dhe Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Basha. (A2 Televizion)