
Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur një ditë para Kuvendit Kombëtar.
Burime për A2 CNN thanë se kjo mbledhje erdhi për të diskutuar ndryshimet në statut dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar, që do të miratohen nesër në Kuvendin Kombëtar.
Gjithashtu, sipas burimeve, nuk do të ketë përjashtime nga partia ditën e nesërme, pasi kuvendi do të konsiderohet si kuvend bashkimi për demokratët. Por, funksionarët që janë subjekt i dekriminalizimit dhe ata që shpallen “non grata” nuk do të mund të jenë anëtarë të strukturave drejtuese në PD”. (A2 Televizion)