
Vazhdon numri i lartë i infektimeve dhe vdekjeve me COVID-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa u infektuan 1891 qytetarë.
“Nga 13 120 testime, 1891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112 883. Në total numri i rasteve aktive është 25 797”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 967 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794 812 doza të vaksinës. (A2 Televizion)