Bilanc tragjik në Kosovë, 18 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 15:16 | Kosova
Bilanc tragjik në Kosovë, 18 viktima në 24 orët e fundit

Kosova ka regjistruar 18 viktima të tjera nga koronavirusi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 2.295 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet njoftojnë se 24.939 raste mbeten aktive ndërsa 995 janë ende të shtruar në spitale, prej të cilëve 37 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim pasi, sipas tyre, që prej nisjes së fushatës së imunizimit, asnjë person i vaksinuar në Kosovë nuk ka vdekur si pasojë e koronavirusit. Deri më 26 gusht, Kosova ka administruar 747,898 mijë vaksina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos