
Kosova ka raportuar se 16 viktima të tjera janë shkaktuar nga Covid-19.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 2.098 raste të reja me koronavirusin e ri.
Numri i rasteve aktive në Kosovë mbetet i lartë dhe gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 25.407 persona. 55 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndëtësore, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus, të shtruar në spitale është 1,051.
Në Kosovë, deri më tani, janë dhënë mbi 780,000 vaksina kundër koronavirusit, ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 260,000 qytetarë. (A2 Televizion)